Fondacioni Albiz, një ndër organizatat e rralla me Kod etik

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz më 26.12.2017, në restorantin Tivoli, në Shkup, organizoi punëtori me ç‘rast e promovoi publikimin “Kodi etik i Fondacionit Albiz”.

Të pranishmëve ju drejtua z. Ilir Idrizi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz, i cili mes tjerash tha se Fondacioni Albiz është një ndër organizatat e rralla e cila e ka sjellë Kodin etik. “Fondacioni Albiz ka reputacion të ndershmërisë, integritetit dhe besueshmërisë para shfrytëzuesve final, institucioneve dhe në përgjithësi në bashkësi. Ky reputacion ka të bëjë me përpjekjet dhe përkushtimin shumëvjeçar të punësuarve, të cilët i pasqyrojnë vlerat dhe moralin që i imponojnë organet drejtuese të organizatës. Që ta mbajmë emrin e mirë, duhet t’i përmbahemi standardeve të larta për sjelle me përgjegjësi ndaj bashkësisë, palëve të prekur dhe të interesuara, dhe bashkësisë në tërësi”, tha z. Idrizi.

Prof. dr. Ali Pajaziti, sociolog dhe profesor në Universitetin e Evropës Juglindore foli rreth etikës në shoqëri dhe sa etika ka rëndësi për të gjithë. Ai tha se ne si shoqëri dhe njerëz të rëndomtë kemi njëlloj përgjegjësie. Parimet etike nuk janë shkruara por ato janë tradicionale, trashëgohen. Po ashtu ai u përqendrua në atë se njerëzit kanë besim të ulët te institucionet dhe si ky besim të kthehet. Organizatat joqeveritare e plotësojnë zbrazëtirën në shoqëri, atje ku shteti nuk arrin të intervenojë.

Rreth publikimit “Kodi etik i Fondacionit Albiz” foli z. Gligor Mihailovski, ekspert, i cili tha se “Kodi etik” i përshkruan standardet e sjelljes të këshillit drejtues, të punësuarit dhe vullnetarët në Fondacionin Albiz. Praktikat dhe rregullat e përshkruara në këtë Kod bazohen mbi vlerat morale dhe parimet etike, si dhe me respektimin e kornizës ligjore, dhe kanë për qëllim që ta përmirësojnë  punën organizative efikase dhe efektive, ndërsa gjatë kësaj ta ruajnë dhe avancojnë raportin e Fondacioni Albiz me shfrytëzuesit final. Fondacioni Albiz është një ndër organizatat e vetme në Maqedoni, që e ka sjellë Kodin etik në organizatë dhe se duhet theksuar se ajo nuk njihet për punën e saj fisnike vetëm në Saraj, por edhe më gjerë në nivel nacional dhe regjional.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të  organizatave joqeveritare, studentë dhe donatorë të Fondacionit.

“Kodi etik i Fondacionit Albiz” është financuar nga Civika mobilitas, si pjesë e projektit për mbështetje institucionale e Fondacionit Albiz.

Kodi etik i Fondacionit Albiz

Етичкиот кодекс на Фондацијата Албиз

KODI ETIK AL(14122017)